KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i thotë jo kërkesës së Llallës për heqjen e sekuestros së pronave
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i thotë jo kërkesës së Llallës për heqjen e sekuestros së pronave

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i thotë jo kërkesës së Llallës për heqjen e sekuestros së pronave

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Lalla për heqjen e sekuestros preventive të pronave të tij me vlerë rreth 1 miliardë lekë. Sekuestroja u vendos ndërsa ai po hetohet për “shpërdorim detyre”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Ish prokurori i përgjithshëm nuk iu nënshtrua procesit të vetingut ndërsa me 10 shkurt të këtij viti 2018 dorëzoi tek presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit si dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit.
Në fillim të këtij viti ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij ju ndalua hyrja në SHBA, për shkak siç u deklaruar “të përfshirjes në korrupsion të rëndësishëm”.

Sicred