KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata e Apelit në Hagë, refuzon ekstradimin e Arben Frrokut
Gjykata e Apelit në Hagë, refuzon ekstradimin e Arben Frrokut

Gjykata e Apelit në Hagë, refuzon ekstradimin e Arben Frrokut

Gjykata e Apelit e të Drejtave të Njeriut në Hagë, ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri të Arben Frrokut, të dënuarit me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj. Lajmi eshte konfirmuar nga avokati i tij. Motivimi i Gjykates e Hagës thotë se dënimi i dhënë në Shqipëri është bazuar mbi motive politike duke shtuar se Arben Frrokut i rrezikohet jeta në Shqipëri. Më herrët gjykatat holandeze kishin pranuar ekstradimin e Frrokut drejt Shqipërisës. Kujtojmë se Arben Frroku u arrestua në Selanik për vrasjen e komisarit Lamaj, arriti të fitonte pafajësinë në Gjykatën e Shkallës së Parë në 2015 dhe u arratis nga Shqipëria pikërisht në momentin që çështja ndodhej në Apelin e Krimeve të Rënda, e cila e denoi ate me burgim te perjetshem.
Një vit më vonë në 2016-ën Frroku arrestohet në Holandë, ku dhe pretendon të fitojë azil me justifikimin që ekstradimi drejt Shqipërisë do ta diskriminonte politikisht.

Sicred