KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata e Apelit Durrës lë në burg “drejtorët”

Gjykata e Apelit Durrës lë në burg “drejtorët”

Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për dy ish drejtuesit e autoritetit të rrugëve, Dashamir Xhika dhe Andi Toma. Gjykata e Apelit Durrës la të njëjtën masë në fuqi, “arrest me burg” deri në përfundimin e hetimeve. Treshja e Apelit e drejtuar nga Izet Dushaj dhe ndihmës Arben Vrioni e Anita Mici, ka shqyrtuar për tre orë kërkesat e të gjithë personave që akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Dashamir Xhika nuk ka pranuar të flasë ndërsa Andi Toma, i akuzuari tjetër, e quajti absurd arrestimin e tij, ndërsa faktet e paraqitura nga organi i akuzes i cilësoi të rreme. Të njëjtën gjë pretendoi edhe avokati i të akuzuarve duke kërkuar pavleshmëri të vendimit.

Pasi dëgjoi akuzën dhe mbrojtjen, trupi gjykues la ne burg Xhikën, Tomën dhe Rexhep Tarbën, mbikqyrës i punimeve në rrugën Elbasan- Gjinar, ndërsa për administratoret e firmes ndërtuese Agron Hysën dhe Rezarta Bokçiun u dha masa “detyrim paraqitje”.

Arrestimet e ish zyrtarëve u bënë pas një hetimi të nisur nga prokuroria e Elbasanit më 11 prill 2017 për veprat penale “vjedhje dhe shpërdorim detyre”. Vetëm për rrugën Elbasan – Gjinar dëmi financiar është 5.3 miliard lekë të vjetra dëme financiare, por Xhika e Toma dhe disa ish zyrtarë të ARRSH akuzohen nga Krimet e Rënda dhe për një tjetër dëm financiar, 6 milionë euro, në rrugën Tiranë – Elbasan.

Sicred