KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata dënon Gjiken me 4 vite burg, konvertimi e lë të lirë

Gjykata dënon Gjiken me 4 vite burg, konvertimi e lë të lirë

Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës dënon me 4 vjet burg Shpëtim Gjikën. Por ish kreu i bashkisë së Vlorës nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi trupi gjykues i përbërë nga Mirela Mishgjoni, gjyqtare, Arbana Selmanaj, gjyqtare, dhe Laurent Fucia, gjyqtar-relator për çështjen vendosën të konvertonin dënimin me 2 vite shërbim prove. Vendimi u mor në mesditë. Ndaj Gjikës rëndonin 4 akuza: “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, “shpërdorim detyre”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shkak u bë ndërtimi i një kompleksi 11 katësh në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Për këto akuza prokurori Kuliçi, kërkoi 9 vjet burg. Të pandehur të tjerë në këtë proces janë dhe Doriana Sulaj, Artur Haxhi dhe Ridvan Mersinaj, ky i fundit në cilësinë e pronarit të truallit. Biznesmeni Artur Haxhi u dënua me 3 vite burg i cili u konvertua me 3 vite shërbim prove. Ridvan Mersinaj u dënua me 1 vit burg i konvertuar me 2 vite shërbim prove. Për Doriana Sulaj u rrëzuan të gjitha akuzat. Shpëtim Gjika u arrestua në shkurt të 2015 por disa orë më pas u lirua dhe hetimi dhe gjykimi i tij vijoi në gjëndje të lirë.

Sicred