KRYEFAQJA » LAJME » Gjygji “Shullazi”, flet biznesmeni Ylvi Beqja

Gjygji “Shullazi”, flet biznesmeni Ylvi Beqja

Prokuroria po heton për pastrim parash Emiljano Shullazin, i cili është dënuar me 14 vite burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nërsa duket se dëshmitar kyç në këtë proces të ri do të jetë sërish biznesmeni Ylvi Beqja.

Beqja, që mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë për çështjen Shullazi u mor këtë të enjte në pyetje.

Beqja mësohet të ketë dëshmuar në lidhje me aktivitetin kriminal që Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë kryer ndaj tij, me qëllim tjetërsimin e shumave të mëdha të parave dhe tjetërsimin e ish-hotel Vollga në Durrës.

Dosja nënë hetim lidhet me cështjen e ish-hotel Vollgës, në Durrës, pronë e cila po mbahet nën sekuestro paraprake, pasi ka dyshime se është regjistruar në hipotekën e Durrësit në kundërshtim me ligjin.

Referuar dokumentacionit i dyshuari Shullazi zotëron 30 për qind të kësaj prone, e cila shërbeu si shkak që biznesmeni Ylvi Beqja t’i paguajë nën kërcënim grupit kriminal në formën e gjobës shumën prej 500 mijë eurosh.

Ylvi Beqja pati deklaruar se e kontaktoi Shullazin për t’i dhënë ndihmë për regjistrimin e kësaj prone dhe në këmbim do ti jepte 20 për qind të saj,. Por kur tentoi t’ia shiste një personi tjetër, Emiljano Shullazi bashkë me miqtë e tij, kërkuan 30 përqind të sipërfaqes dhe një gjobë në vlerën e gjysmë milioni euro.

Sicred