KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Gjurmë zërash”, libër i ish korrespondentit të BBC në Shqip, gazetarit të RTSH Adrian Hoti

“Gjurmë zërash”, libër i ish korrespondentit të BBC në Shqip, gazetarit të RTSH Adrian Hoti

Prej vitit 1993 zëri dhe kontributi i gazetarit Adrian Hoti ka shoqëruar dëgjuesit e Radio Shkodrës, RTSH dhe gjigandit britanik BBC në Shqip. Një pjesë të kësaj përvoje 25 vjeçare, atë si korrespondent i BBC në Shqip, Adrian Hoti e solli edhe në formën e shkruar, me botimin biografik ”Gjurmë zërash”. Libri përmban 34 intervista transmetuar në “Intervista” një nga rubrikat më të ndjekura të BBC-së në Shqip.
“Qëllimi i botimit të këtyre intervistave, nuk ishte thjesht dokumentimi i një pjese pune thjesht si gazetar, por edhe si pjesë e historisë së qytetit të Shkodrës, i evidentimit të kontributeve dhe vlerave që këto personalitete kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin edhe sot në drejtim të ruajtjes së traditës, thellimit të mëtejshëm të saj” tha gazetari Adrian Hoti.
”Gjurmë zërash” vjen edhe si një homazh për të gjithë ata personalitete të shquara të Shkodrës që nuk jetojnë me dhe që pata fatin, shkruan ndë të tjera gazetari Hoti në hyrje. Për ish kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Filip Guraziu “Ky libër është një risi në kulturën tonë, sepse i shërben kujtesës historike, i shërben edukimit të brezave të rinj”.
Për Tamara Gacin, bashkëshortja ruse e kompozitorit të madh shqiptar Pjetër Gaci, “Gjurmë zërash” “është një gjë e shtrenjtë, është tamam pasuri, çfarë ka ky komb brez mbas brez që ti ruhet identiteti.
Vlera e punes jo pak të vështirë të autorit shpaloset edhe në përpjekjet e tij për të tejkaluar
problemet në raportet e ndërthurrjes së gjuhës standarte shqipe me shkodranishten, një nga format më bukura të gegërishtes, që kanë ushtruar shumica e të intervistuarve.
Dr. Irida Hoti redaktore gjuhësore e librit thotë se së bashku me redaktorin letrar Zija Puka, kemi tentuar të ruajmë origjinalitetin e të intervistuarve.
Botimi “Gjurmë zërash” i Adrian Hotit, vjen edhe me CD duke i shtruar vlerat bashkëkohëse dhe historike. Lexuesi mund të ndiejë zërat dhe kumtin e te intervistuarve në dy mënyra njëkohësisht.

Sicred