KRYEFAQJA » LAJME » Gjuetia e paligjshme kërcënon faunen e liqenit të Kukësit

Gjuetia e paligjshme kërcënon faunen e liqenit të Kukësit

Sasia e peshqve të ngordhur një muaj më parë në Liqenin e Kukësit nuk ka ardhur si pasojë e përdorimit të lëndëve plasëse, por për shkaqe natyrore. Inspektori Rajonal i Peshkimit, Halim Dafku publikon dhe përgjigjen përfundimtare të Institutit të Kërkimeve Veterinare: Zoti Dafku tha se “përfundimisht rezulton se ky peshk nuk ka qënë i dëmtuar as nga lëndë plasëse, as nga korenti e as nga lëndë helmuese. Ky peshk është hedh nga dikush në këtë zonë”. Pavarësisht këtij rasti, nga gjuetia e paligjshme, ndotja e ujërave dhe mungesa e hedhjes së rasateve, kryesisht në vitet 1997-2015, sasia e peshkut në Liqenin e Kukësit ka ardhur gjithnjë në rënie, madje disa specie të rralla si luciperka , ballgjeri, trofa dhe ngjalat janë drejt zhdukjes së plotë. “Jemi në përfundim të lundrimit të sipërfaqes së liqenit të Kukësit ose të Fierzës siç njihet ndryshe prej 72 km katror në bashkëpunim me inspektoriatin e peshkimit dhe policinë kufitare nuk pamë gjuetisë me lëndë plasëse por gjithsesi duhet thënë se ndër vite këtu është bërë një masakër e vërtetë në gjuetinë e paligjshme me lëndë plasëse dhe lende kimike. Është momenti këtu që gjithë opinioni publik, të gjithë peshkatarët të tregohen më të vëmëndshëm për të shpëtuar këtë pasuri peshkore e cila është me mjaft rëndësi ekonomike për banorët dhe për peshkatarët”. Nisur nga shqetësimi i vazhdueshëm i ushtrimit të gjuetisë së paligjshme, që po kërcënon deri në zhdukje faunën nënujore të liqenit, për herë të parë po ndërmerret dhe një fushatë sensibilizuese, nga inspektoriati i peshkimit dhe me mbështetjen e policisë. “Çdo varke unë po i vendosi numrin për ta identifiku, numrin e varkës dhe emrin e peshkatarit konkret. Po kështu do lëmë edhe njoftim duke iu lënë afat për të bërë dokumentat për liçensim për vitin 2017-2018” tha inspektori rajonal i peshkimit Halim Dafku. Nga rreth 35 varka peshkimi që gjenden në ujërat e liqenit të Kukësit, vetëm pesë prej tyre kanë liçensë.