KRYEFAQJA » LAJME » Gjoza: Synojmë edhe Evropianin dhe Botërorin e të rriturve
Gjoza, Synojmë, edhe Evropianin, dhe Botërorin e të rriturve

Gjoza: Synojmë edhe Evropianin dhe Botërorin e të rriturve

Pasi e ka kapërcyer me sukses organizimin të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për Të Rinjtë dhe Nën-23-vjeçarët, që u mbajt në Durrës përgjatë javës së 3-të të tetorit, Shqipëria pritet të organizojë edhe Evropinain e Të Rriturve në 2018-ën. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Madje, duke folur në emisionin “E Hëna Sportive” në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Gjoza e ka hedhur vështrimin drejt një tjetër veprimtarie madhore. Shqipëria pritet të organizojë brenda dy viteve edhe Evropianin dhe Botërorin e Të Rriturve. Deri më tani janë zhvilluar 3 kampionate evropianë në Shqipëri, dy për të rinjtë në Durrës dhe një për të rriturit në Tiranë.

Sicred