KRYEFAQJA » LAJME » Gjosha: Në Reformën në Drejtësi duhet të përfshihen të gjithë aktorët
Gjosha: Në Reformën në Drejtësi duhet të përfshihen të gjithë aktorët

Gjosha: Në Reformën në Drejtësi duhet të përfshihen të gjithë aktorët

Zbatimi i shpejtë i Reformës në Drejtësi, shkurton rrugën drejt BE-së. “Në konferencën “Reforma në sistemin e drejtësisë, sfidë dhe domosdoshmëri për integrimin e Shqipërisë në BE” ministrja e integrimit Klajda Gjosha, bëri sërish thirrje për t’i qëndruar deri në fund Reformës në Drejtësi, në kushtet kur për zbatimin e saj kërkohet përfshirje në vazhdim e të gjithë aktorëve. “Ne jemi të vetëdijshëm, që e gjithë paketa ligjore do të kërkojë kohën e saj të zbatohet, ndaj nevojitet vullneti më maksimal i të gjithë aktorëve, në mënyrë që të kapërcehen pengesat e panevojshme” tha ndër të tjera ajo.
Përveç efekteve që jep në transformimin e duhur të vendit, zonja Gjosha veçoi rëndësinë e saj për investimet e huaja dhe sidomos për pronën. Ajo apeloi për po ashtu për efektin me të drejtëpërdrejtë të Reformës në Drejtësi, atë të integritetit të gjyqtarëve. Konferenca u zhvillua në ambientet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës nga ku do të dalin brezat e rinj të juristëve, çka e shtyu zonjën Gjosha të theksonte fort rëndësinë që ka integriteti personal i të gjithë personave që do të marrin në dorë në të ardhmen drejtësinë.

Sicred