KRYEFAQJA » LAJME » Gjonaj: Ulja e dënimit për vrasësin e katër policëve, rast i paprecedent dhe shokues
Gjonaj: Ulja e dënimit për Dajtin , rast i paprecedent dhe shokues

Gjonaj: Ulja e dënimit për vrasësin e katër policëve, rast i paprecedent dhe shokues

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e konsideroi rast të paprecedentë dhe shokues vendimin e dy ditëve më parë të marrë nga Gjykata e Apelit për t’i hequr burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve afro 10 vjetë më parë. “Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve, tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale” tha ministrja Gjonaj në një dalje për mediat. “Prej 48 orëve kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të papranueshëm të përmasave të tilla, të patolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin, tërësisht në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve” shtoi më tej ajo.
Zonja Gjonaj tha se ky “lajmi i shëmtuar vjen nga segmente të drejtësisë ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut”, “por do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit të mungesës totale të integritetit dhe profesionalizmit të disa gjyqtarëve të cilët nuk meritojnë asgjë tjetër përveçe përbuzjes të çdo qytetari të ndershëm”.
Në vlerësimin e ministres së drejtësisë “Vendimi është në kundërshtim me çdo standard të procesit penal dhe rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm, në dhënien e lirisë së elementëve kriminalë”.
Gjej rastin të që ta rinënvizojë se Qeveria dhe kjo shumicë qeverisëse as nuk ka dhe as nuk e synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë, por në raste të tilla papërgjegjshmërie të drejtësisë së një vendi që aspiron për të hyrë në Bashkimin Evropian nuk mund të rri pa reaguar me të gjitha format ligjore” tha zonja Gjonaj. “Vetëm përfundimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi, pastrimi nga radhët e drejtësisë të gjyqtarëve, si ata që ulën dënimin e vrasësit të 4 policëve, është rruga për të ndaluar përgjithmonë këto vendime të paligjshme” shtoi ministrja e drejtesisë.
Ministria e Drejtësisë do ti drejtohet KLGJ-së për të marrë masat e menjëhershme për procedimin disiplinor të gjyqtarëve lidhur me këtë rast të paprecedent të shkeljeve në kundërshtim me çdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal. “Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë me qëllim që parregullsitë e procesit në apel të rivendosin drejtësinë në vend. Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie ku gjyqtarët dhe prokurorët me kurajo, përgjegjshmëri dhe në zbatim të ligjit të marrin vendime të drejta të pandikuara nga asnjë lloj rrethane tjetër dhe të japin drejtësi” tha ministrja Gjonaj.

Sicred