KRYEFAQJA » LAJME » Gjonaj në Komisionin e Ligjeve, mes debatesh të ashpra
Gjonaj në Komisionin e Ligjeve, mes debatesh të ashpra

Gjonaj në Komisionin e Ligjeve, mes debatesh të ashpra

Dita kur Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të raportonte në Komisionin e Ligjeve mbi situtatën e kriminalitetit, ka nisur dhe përfunduar me debate të ashpra. Vetë Minsitrja ka qënë e para e cila është sulmuar nga debutet e këtij komisioni me pretendimin se raportimi duhet të nisë nga vetë institucioni që ajo përfaqëson. Enkelejd Alibehaj,  Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, u shpreh si më poshtë:  “Një përfaqësues i Qeverisë përballet me parlamentin, me publikun. Jemi jo më larg se sa një javë nga një moment historik, ku Europa do të japë notën e vlerësimit për Shqipërinë dhe ka të bëjë me luftën kundër kriminalitetin dhe sa është vullneti i Qeverisë për ta luftuar në mënyrë serioze atë. Deri më tani nuk na është vënë në dispozicion një raport i shkruar nga institucioni që ka ardhur për të raportuar. Çdo institucion që vjen të raportojë para Kuvendit depoziton raportin, e krahason atë me institucione të vendeve të tjera”. Në këtë debat ka ndërhyrë edhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i cili i kërkoi deputetit të PD-së, të flasë në bazë të rregullores për procedurë. Alibehaj vijoi: “Që të flasim për çështjen më të rëndësishme, çeljen e negociatave duhet t’u japësh përgjigje pyetjeve për Agron Xhafën, Fatmir Xhafën dhe Sajmir Tahirin.”

Sicred