KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gjon Mili në “Dritë” e RTSH

Gjon Mili në “Dritë” e RTSH

“Dritë”, pas çdo imazhi dhe skute, dy regjizoret Yllka Gjollesha dhe Suela Bako, na marrin përdore dhe hedhin dritë mbi një personazh emblematik.
Gjon Mili, artisti që u lind në Korçë dhe që pushtoi kopertinat më të rëndësishme të medias boterore, ai që vizatoi zanafillën e fotografisë stroboskopike me Pikason, na zbulohet përmes dokumentarit i cili erdhi premiere të mërkurën në mbrëmje në Kinema “Imperial”.
Dy vite pune, kërkime në muzetë më të rëndësishëm si “Moma” në Nju Jork apo redaksinë e revistës “Life”, finalizohen me një dokumentar që ruan finesën estetike të këtij artisti që i dhuroi kulminacione artit të fotografisë botërore.
“Është një figurë kaq e njohur sa ne i detyroheshom shumë” thotë regjisorja Yllka Gjollesha. “Shumë interesnte ështa pjesa me Pikason, por mënyra që ne kemi dashur t’a sjellim ishte të vendosmin se kush ishte përballë këtij gjeniu,apo kush vendosi që të zgjidhte këtë gjeni për ta realizuar” shtoi ajo. Sipas regjisores Gjollesha në botë njiheshin shumë fotot e Pikasos, por anashkalohej figura e Gjon Milit.
Me një elegancë dhe trajtim shumë artistik, regjisoret e këtij dokumentari na hapin dalengadalë arkivat e negativëve të këtij fotografi që ishte syri që burgosi në imazh dhjetëra personalitete të artit botëror, por duke mbetur thellësisht shqiptar në kolor dhe temperament. “Ndihet karaketi i tij nga origjina” vlerëson Yllka Gjollesha. “Edhe Zhan Pol Sartri e përshkruan si një bandit malesh, dhe këtu ai patjetër i referohet karakterit të Gjon Milit” thotë ajo.
Dokumentari “Dritë” – “Light”, është një produksion i RTSH në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe me një përshkrim estetikisht të lartë na zbulon imazh pas imazhi gjenialitetin e Gjon Milit që dha shpirt duke mos hequr dore kurrë nga pasioni për dritën.

Sicred