KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Gjoka konstruksion” do të ndërtojë “Rrugën e Arbërit”
"Rruga e Arbrit", Rama dibranëve: "Hallall sharjet dhe talljet po erdhët në cermoninë e inagurimit"

“Gjoka konstruksion” do të ndërtojë “Rrugën e Arbërit”

Gara për marrjen me konçension të “Rrugës së Arbrit” u mbyll pa surpriza. Kompania “Gjoka konstruksion” u shpall fituese mes tre kompanive shqiptare që shprehën interes për të ndërtuar dhe mirëmbajtur “Rrugën e Arbrit”. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të tre kompanive, komisioni i dhënies me konçesion vlerësoi se shoqëria “Gjoka Konstruksion” u shpall fituese pasi u trajtuan elementet e propozimit teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes, ndikimin mjedisor, ndikimin social, afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare.
Ndërkohe që dy operatorët e tjerë në garë sipas komisionit të vlerësimit rezultonin njëri me mungesë dokumentacioni dhe tjetri pa ofertë financiare. Shpallja e fituesit i hap rrugën autoriteteve të negociojnë kontraten me kompaninë dhe menjëherë pas nënshkrimit të saj të nisin punimet në terren për ndërtimin e aksit që lidh Tiranën me Dibrën. Në prill të këtij viti qeveria shpërbleu me bonus pikësh kompaninë Gjoka kontruction.
Ndërtimi i “Rrugës së Arbrit” do të financohet përmes partneritetit publik privat, kompania fituese do të financojë ndërtimin, ndërsa qeveria do të shlyeje me këste për 13 vjet. Po ashtu qeveria është anagzhuar që kalimi në këtë aks rrugor të jetë pa pagesë për të gjitha automjetet. Gjendja ekzistuese e “Rrugës se Arbrit” e gjatë 75 kilometra, aktualisht është me 20.1 km të përfunduara dhe të vëna në funksionim dhe rreth 15 km të tjera të ndërtuara jo plotësisht. Rruga do të lidhë Tiranën me Dibrën dhe më tej Shqipërinë me Maqedoninë. Rruga që e ka origjinën nga Periudha Romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli. Ky variant i shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është varianti me kushte më të mira gjeologo-inxhinjerike e hidrologjike, vlerësojnë specialistët.