KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gjirokastra, qyteti që po rilind mikpritjen

Gjirokastra, qyteti që po rilind mikpritjen

Në Gjirokastër pronarët e disa shtëpive historike po i shndërrojnë ato në  bujtina, duke ringjallur mikpritjen e njohur, por edhe si një mënyrë për të siguruar jetesën.
Agron Haska, me profesion restaurator, ka nisur të përshatasi banesën 300 vjeçare në lagjen “Palorto”, si bujtinë për turistët. Ai tregon se duke parë rritjen e fluksit të vizitorëve, mendoi që të ardhurat ti investojë në këtë sektor. “Dëshira është që të bëj këtë shtëpi karakteritike, sepse po shikoj që edhe turizmi po hyn në lagjet tona” thotë Agroni. Bujtina mendohet të ketë 6 dhoma duke e ruajtuar arkitekturën në pjesën më të madhe të tyre, pasi turisti kërkon të shohë sesi jeton një banor vendas, duke nisur që nga akomodimi e deri tek kulinaria.
Qyteti historik që po përjeton prej dekadash problemet e degradimit të strukturave të vjetra nën peshën e moshës, duket se po rilind, kjo fal nismës se vet gjirokastritëve.

Sicred