KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastra, qarku që po “tkurret” çdo vit

Gjirokastra, qarku që po “tkurret” çdo vit

Nga afro 66 mijë banorë në fillim të 2017-es, në një vit qarku i Gjirokastres ka afro 3 mijë banorë më pak, duke mbetur kështu qarku me numrin më të vogël të popullsisë në vend, vetëm 2 % me një ulje konstante. Ulja e numrit të lindjeve dhe emigracioni listohen ndër faktorët kryesore të kësaj tkurrjeje. Mjekja shton se numri i aborteve ka ndenjur në të njëjtin nivel, afro 100 në vit, ose në raportin 1/ 4 me lindjet, dhe arsyeja e vetme e aborteve me dëshirë është pamundësia për të rritur dhe edukuar më shumë se 2-3 fëmijë. Nga ana tjetër studimet tregojnë se në uljen e numrit të popullsisë ndikon Emigracioni i lartë i popullsisë në moshë fertile; Rritja e moshës mesatare të martesës si te femrat ashtu dhe tek meshkujt; si dhe Përdorimi i metodave të planifikimit familjar. E për këto shkaqe, sërish qarku i Gjirokastrës është ai që po vuan edhe fenomenin e plakjes. Ndërsa Tirana është qarku me moshën mesatare më të re 33 vjeç, Gjirokastra ka moshën mesatare më të lartë në vend, 38 vjeç.

Sicred