KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër: Zbulohet një pus, mendohet të jetë mbi 200-vjeçar

Gjirokastër: Zbulohet një pus, mendohet të jetë mbi 200-vjeçar

Një pus uji i vjetër u zbulua në pazarin karakteristik të Gjirokastrës. Ai ka dalë në dritë para tre muajsh me kryerjen e punimeve restauruese në godinën e njohur si “gjashtëkëndëshi” Pronari i dyqanit të suvenirëve Kastriot Dhrami thotë se ishte në dijeni për ekzistencën e tij para 30 vitesh. Uji që rjedh në të është i pastër. “Babai im e ka nxjerr ujin me kova nga pusi se ktu e kishte lokal. Uji është i pastër, nuk bie erë, ështe i rrjedhshëm por që nuk lejohet të pihet. Mund të jetë një rrjet ujësjellësi nga Ali Pasha” . Niko Rebi inxhinier i firmes që ka marrë përsipër restaurimin e pazarit thotë se ekzistojnë disa të tillë në këtë zonë, por ende nuk janë zbuluar. “Kemi marrë informacion që ka disa të tillë si punë e këtij në pazar por ende të pazbuluar pasi nuk kanë mbaruar akoma punimet në kto zona. U fol para ca kohësh për pusin e Çeneve por realisht nuk ishte pus ishte diçka si pus grumbullues. Mendohet që ka akoma puse por duhen germime arkeologjike për ti nxjerr në pah”. Pusi është i thellë 17m e me diametër 120 cm.Vetëm në 5 m është i mbushur me ujë. Nisur nga mosha 300 vjeçare e pazarit dhe ndërtimi nëntokësor i pusit mendohet se po kaq vjeçar është edhe ky objekt i zbuluar së fundi.

Sicred