KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gjirokastër, si po restaurohet shtëpia e Eqrem Çabej

Gjirokastër, si po restaurohet shtëpia e Eqrem Çabej

Vazhdojnë punimet për restaurimin e Banesës së gurtë të Akademikut të shquar Eqrem Çabej në qytetin e Gjirokastrës. Krahas lidhjes me albanologun e shquar kjo shtëpi ka edhe një sërë vlerash ndërtimore dhe arkitektonike. Banesa e tij po restaurohet nga duart e mjeshtërve me përvojë dhe të rinjtë që po trajnohen për “Mjeshtëritë Tradicionale në Ndërtim. Shtëpia e gurtë e Çabejt është ndërtuar në vitin 1866, ndërkohë që në periudha të ndryshme janë kryer ndërhyrje restauruese. Ajo është një ndër ndërtimet tipike gjirokastrite, e cila shquhet për larmishmërinë e objekteve të punuara në gur të skalitur dhe dru dekorativ dhe është shpallur monument kulture i kategorisë së parë.

Sicred