KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër: Sëmundjet e marra nga bagëtitë vijojnë

Gjirokastër: Sëmundjet e marra nga bagëtitë vijojnë

Infeksionet e marra nga bagëtitë apo ushqimet me bazë mishi dhe qumështi vazhdojnë të jenë problematike për shëndetin e popullatë në këtë periudhë vere. Sipas mjekëve infeksionistë në Qarkun e Gjirokastrës gjatë ditëve të fundit janë regjistruar katër raste të reja të diagnostikuara me antraks dhe disa të tjerë me militencë. Problematike për përhapjen e sëmundjeve zonoze është edhe përdorimi i plehut organik të bagëtive të infektuara. Në pjesën më të madhe të rasteve plehu i bagëtive përdoret i papërpunuar duke u bërë burim i përhapjes së sëmundjeve zonoze, shprehen mjekët infeksionistë. Institucionet e shëndetsisë po bashkëpunojmë me drejtorinë rajonale të bujqësisë për mbajtjen nën kontroll të vatrave të infeksionit  dhe shmangien e përhapjesë së mëtejshme të tyre.

Sicred