KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër, rajoni i ndotur me asbest sjell rrezik përhapjeje të sëmundjeve vdekjeprurëse

Gjirokastër, rajoni i ndotur me asbest sjell rrezik përhapjeje të sëmundjeve vdekjeprurëse

Materialet prej eterniti të përdorura në vite në ndërtimin e godinave të ndryshme rrezikojnë shendetin e popullatës. Në rrethinat e qytetit të Gjirokastrës janë disa godina të ndërtuara përpara viteve ‘90-të të cilat janë mbuluar me eternit. Konsumimi me kalimin e kohës  i këtij materiali si dhe prania e lartë e azbestit në të është shkak i disa sëmundjeve të rënda për organizmin e njeriut. Në këtë situata prania në masë e materialeve prej eterniti ndot mjedisin si dhe mund të kthehet në një shkaktar të sëmundshmërisë për banorët në Gjirokastër. Bledar Ahmeti, Specialist i Shëndetit Publik thotë se: “Ekspozimi i stërgjatur i organizmit te kjo substancë shkakton një sërë çrregullimesh që munnd të jenë të rrezikshme si përshembull, asbestioza e mushkrisë, që është një sëmundje e cila përfundon në kancer të mushkërisë. Tek femrat mund të shkaktojë edhe kancer të ovarieve.” Albina Sinani, pedagoge, shprehet kështu: “Në rrethin e Gjirokastrës sasia është mbi 5.000 ton, por që duhet rritur në mënyrë të ndjeshme, sensibilizimi dhe informimi e ndërgjegjësimi kombëtar mbi çështjen. Duke qenë se është një mineral fibroz, një fije asbesti është e barabartë me 1400 fije floku. ”  Zbatimi i legjilacionit për largimin asbeGjirokastër, rajoni i ndotur me asbest sjell rrezik përhapjeje të sëmundjeve vdekjeprurësestit nga godinat e vjetra dhe mospërodrimi i këtij materiali në ndërtimet e reja, do të shmangte problematikat si për ndotjen e mjedisit ashtu edhe për shëndetin e banorëve.

Sicred