KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër: Prokuroria akuzon doganierët e Kakavijes për trafik droge
Grevë greke në Kakavijë dhe Kapshticë, lejohen vetëm këmbësorët

Gjirokastër: Prokuroria akuzon doganierët e Kakavijes për trafik droge

Dy muaj pasi autoritetet greke ndaluan në pjesën e tyre kufitare një kamion me 1.1 tonë kanabis sativa, prokuroria shqiptare akuzon doganierët e Kakavijës se lejuan trafikimin e lëndës narkotike. Me këto akuza u arrestuan tre punonjës së policisë pranë pikës kufitare, ndërsa është dhënë masa e arrestit me burg në mungesë për një doganier dhe shoferin e kamionit i cili është larguar menjëherë nga mjeti, sapo ka konstatuar se policia greke kishte zbuluar lëndën narkotike.
Në bazë të hetimit rezulton se kamioni frigoriferik i mbushur me kanabis sativa, në pjesën e përparme të karrocerisë, nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner. Nga ky kontroll do të ishte evidentuar ngarkesa me lëndë narkotike pasi ishte një sasi e konsiderueshme. Gjithnjë sipas prokurorisë kamioni nuk është peshuar në peshoren që gjendet në Doganën Kakavijë. Sipas kësaj procedure të detyruar kamioni do të rezultonte me një peshë prej 1 ton e 147 kg dhe 423 gram më shumë sesa pesha e kamionit në dokumentat e tij. Doganierët nuk kanë matur gjatësinë e jashtme të karrocerisë së kamionit me hapësirën e brendshme. Diferenca midis dy gjatësive do të ishte e mjaftuashme për të kuptuar se në karoceri ka patur ndërhyrje. Gjatë procedurës së kontrollit nuk është përdorur qeni antidrogë që është i destinuar për kontrolle të tilla.

Sicred