KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » GJIROKASTËR: PROJEKTET E NXITJES SË PUNËSIMIT

GJIROKASTËR: PROJEKTET E NXITJES SË PUNËSIMIT

Anxhela dhe Morena Pupe, janë dy nga 40 punonjësit e kësaj kompanie të qepjes së veshjeve në Gjirokastër që u punësuan gjatë 2016-es falë projekteve të nxitjes së punësimit: “Jemi rregjistruar tek zyra e punës dhe kemi filluar punë këtu dhe jemi mjaft të kënaqura” u shprehen dy nga punonjëset e kësaj kompanie.

“ Ne jemi në Gjirokastër që prej një viti e gjysëm. Kam 173 të punësuar. Duke parë ecurinë e biznesit tonë këtu, prej pak kohësh kemi ngritur dhe dy fabrika të tjera në Tiranë e Fier. Përpiqemi që t’ua plotësojmë të gjitha kushtet punonjësve, por ende ka vend për të përmirësuar” u shpreh biznesmeni turk Ozcan Yenicekoylu. Në Gjirokastër gjatë vitit të shkuar falë fondeve të nxitjes së punësimit u punësuan 614 persona, ndërsa që prej 20 shkurtit kanë nisur edhe për këtë vit aplikimet për të përfituar nga këto fonde. “Programet janë shtatë, ato kryesisht janë për të rinjt që kanë mbaruar studimin e lartë, për gratë dhe vajzat nga familjet e varfra, janë për të rinjt jetim dhe për personat me aftësi të kufizuara. Kryesisht në biznesin fason dhe në bizneset që operojnë në zonat turistike do të jenë në fokusin tonë pasi ato prodhojnë edhe vende pune” tha drejtori i zyrës së punës gjirokaster Edi Pesha. Fondi i planifikuar për këtë vit nga Ministria e Mirëqënies Sociale për të gjitha Zyrat e Punës në vend është 400 milionë lekë, ndërsa aplikimet e bizneseve do vijojnë deri me 13 mars.

Sicred