KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër: Nuk ofrohen dot protezat falas

Gjirokastër: Nuk ofrohen dot protezat falas

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se spitali i Gjirokastrës është një prej atyre ku tashmë ofrohet vendosja e protezave ortopedike falas. Por fakti nuk është i tillë, e problemi nuk qëndron tek pajisja me mjete, por në këtë spital rajonal ka vetëm një mjek ortoped.

“Të bësh një operacion të tillë, madhor, është e vështirë për ta bërë vetëm një ortoped, ka nevojë për ekip, minimalisht dy. I kemi realizuar këto, me kompani private, që të sëmurët i kanë paguar vetë, qoftë për hemioprotezat, qofte edhe për proteza totale. Më herët kemi bërë dhe protezat e gjurit, por aktualisht është e vështirë për një kirurg të vetëm, për të realizuar operacione të tilla” tha Murat Kaci Mjek Ortoped.

Operacionet e fundit në spitalin rajonal Gjirokastër për proteza totale janë realizuar në vitin 2010, në bashkëpunim me spitalin e Janinës, ndërsa që nga ajo periudhë këtu bëhen vetëm ndërhyrje të lehta, kryesisht për fraktura në ekstremitete. Ndërsa vetëm në 6 muajt e fundit i janë drejtuar kryeqytetit rreth 30 pacientë me fraktura të qafës së femurit.

Sicred