KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër, ndotja e mjedisit po kthehet në problem

Gjirokastër, ndotja e mjedisit po kthehet në problem

Vitet e fundit qyteti i Gjirokastrës po përballet me një rrezik të madh që e kërcënon nga dita në ditë. Ndotja e mjedisit dhe e ujrave është një prej shqetësimeve më të mëdha që ambjentalistët kanë ngritur për këtë rajon. Situata bëhet shqetësuese tani në verë pasi krahas prishjes së imazhit turistik të qytetit, ndotja e mjedisit rrezikon edhe shëndetin e popullatës. Në lagje të ndryshme të Gjirokastrës mungojnë koshat e mbeturinave ndërkohë që në disa raste janë vetë banorët që depozitojnë mbetjet në mjedis të hapur, përgjatë shtretërve të përrenjve, apo ku të munden ti hedhin.
Përfaqsuesit e bashkisë shprehen se është investuar për vendosjen e kontenjerëve, por sërish infrastruktura aktuale nuk është e mjaftueshme për largimin e mbetjeve urbane jashtë qytetit.
Në këtë sezon vere Gjirokastra po vizitohet nga një numër në rritje turistësh. Mirëmenaxhimi i problematikës së mbetjeve urbane do të ndikonte pozitivisht në imazhin e qytetit, por dhe situatën ekonomike të banorëve.

Sicred