KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër, kthehen në banesat e tyre 20 familje

Gjirokastër, kthehen në banesat e tyre 20 familje

Raporti i Institutit të Gjeologjisë ka rikthyer në banesat e tyre 20 familje të pallatit në lagjen “Punëtori”. Kanë qënë specialist të gjeologjisë të cilët kanë nxjerrë edhe të dhënat përfundimtare, mbi rrezikshmërinë e zones në këtë lagje. Sipas këtij raporti janë një sërë masash të cilat duhet të merren nga instancat përkatëse për eleminimin e rreshqitjeve të tokes. Në një dalje publike për mediat kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami ka sqaruar se pushteti vendor do të ndjek të gjitha rekomandimet e studimit. Në qytetin e Gjirokastrës janë një sërë zonash të cilat rrezikojnë nga rrëshqitjet e vazhdueshme të tokës, për të cilat prej nisjes së këtij viti pritet të ketë projekte studimore mbi rrezikshmërinë e tyre.

Sicred