KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër; Arrestime për eksploziv
Gjirokastër, Arrestime, për eksploziv

Gjirokastër; Arrestime për eksploziv

Blutë e Durrësit pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Saga”, gjatë të cilit sekuestruan rreth 6 kg lëndë plasëse eksploziv si dhe arrestuan në flagrancë 4 persona. Vjollca Sorra, Edmond Demiri , Robert Doku dhe Viktor Hanaj të gjithë banues në Burrel u arrestuan pasi gjatë kontrollit në makinën ku po udhëtonin, në zonën e Fushë Krujës, u gjetën 30 kallëpë me lëndë plasëse eksploziv me peshë afro 6 kg, 29 copë kapsolla detonatore,13 prej të cileve të përgatitura me fitil zjarr përcjellës.Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dhe 4 celularë dhe një mjet tip Benz. Personat e arrestuar do gjykohen për veprën penale”Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” .  Edhe ne Gjirokastër një 22 vjeçar u arrestua pasi iu gjeten municione luftarake dhe lëndë narkotike. Klejdi Mina, 22 vjeç, banues në Memaliaj u arrestua pasi në një bodrum që ky shtetas administronte u gjetën 4 krëhëra me108 fishekë, 7 kapsolla detonatore, 7 metra fitil zjarrpërcjëlles, si dhe një sasi prej rreth 2 kg Canabis Sattiva.

Sicred