KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër, 36 mijë vizitorë vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti
Muzetë e Gjirokastrës dynden nga vizitorët

Gjirokastër, 36 mijë vizitorë vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti

Sezoni i verës ka dyfishuar numrin e turistëve që vizitojnë vlerat natyrore dhe monumentet e kulturës në rajonin e Gjirokastrës. Sipas statistikave të publikuara nga institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë muajit qershor ka një ritje të ndjeshme të numrit të turistëve jo vetëm në qytetin e Gjirokastër por edhe rrethina. Vetëm kalanë e gjirokastrës e kanë vizituar gjatë këtij viti rreth 36 mijë turistë pjesa më e madhe e të cilëve në muajt maj dhe qershor. Një rritje e vizitueshmërisë gjatë këtyre ditëve regjistrohet dhe në sitin arkeologjik të Antigonesë, fshatrat turistikë, etj. Turistët kryesisht nga Gjermania, Italia, Greqia si dhe vende të tjere të botës vlerësojnë historinë e pasur dhe bukuritë natyrore të zonës si dhe mikpritjen e banorëve. Në shtimin e numrit të turistëve po ndikojnë dhe projektet e mbështetura nga qeveria dhe donatorë të tjerë në lidhje me restaurimin e vlerave arkitektonike dhe zhvillimin e turizmit rural.

Sicred