KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjiri Persik, Irani nis stërvitje ushtarake

Gjiri Persik, Irani nis stërvitje ushtarake

Irani nisi stërvitje të mëdha detare në Gjirin Persik, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara të rifillojnë sanskionet kundër Teheranit. Një zyrtar amerikan tha per agjencinë Reuters se mbi 100 anije janë përfshirë në ushtrime, me sa duket për t’i dërguar mesazh Uashingtonit. Anijet janë të vogla dhe sulmuese dhe deri tani nuk kanë pasur ndërveprime me anijet e Shteteve të Bashkuara në zonë. Koha e stërvitjeve është e pazakontë, pasi flota e Iranit zakonisht kryen ushtrime vjetore në vjeshtë. Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur qëkur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, është tërhequr në muajin maj nga marrëveshja bërthamore e Iranit me gjashtë fuqi botërore dha ka paralajmëruar rikthimin e sanksioneve. Raundi i parë i sanksioneve amerikane kundër Republikës Islamike do të hyjë në fuqi më 7 gusht. Kërcënimi nga sanksionet tashmë ka vënë presion të madh mbi ekonominë iraniane. Monedha e Iranit ra në nivele të reja rekord këtë javë, duke nxitur protesta në disa qytete të Republikës Islamike. Qindra njerëz janë mbledhur në Teheran, dhe disa qytete te tjera për të protestuar kundër inflacionit të lartë.

Sicred