KRYEFAQJA » LAJME » Gjimnazi “Besnik Sykja” fiton turneun “Replay Cup”
Gjimnazi "Besnik Sykja" fiton turneun "Replay Cup"

Gjimnazi “Besnik Sykja” fiton turneun “Replay Cup”

Një tjetër aktivitet midis shkollave të mesme të qarkut të Tiranës ka kurorëzuar fituesit e saj. Bëhet fjalë për kampionatin e minifutbollit “Repaly Cup”. Pas dy muajsh ndeshje midis 24 shkollave të mesme të Tiranës, të hënën në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u luajtën ndeshjet finale për vendin e parë e të dytë, e ajo për vendin e tretë e të katërt. Ky aktivitet organizohej nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe partnerët e saj. Ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ishte ambasador i veprimtarisë. Në finale për trofeun u ndeshën nxënësit e shkollës ismail Qemali me ata të Besnik Sykjes. Ndeshja ishte e fortë, e të dyja skuadrat kishin mbështetësit e tyre të zjarrtë në shkallët e pallatit të sportit. Pas kohës së rregullt të takimit, gjimnazistët e shkollës “Besnik Sykja” bëhen fitues të trofeut “Replay Cup”, pasi arrijnë të fitojnë 5-2 ndaj moshatarëve të ismail Qemalit. Ndërsa në vendin e tretë u renditën nxënësit e shkollës së mesme Aleks Buda dhe në të katërtin Sami Frashëri. Golashënuesi më i mirë i aktivitet ishte Jurgen Pjetra i cili mori edhe trofeun përkatës. Duke qenë se Ambasador i Aktivitetit ishte sulmuesi i kombëtares, Armando Sadiku, nxënësit nxitonin të bënin foto me golashënuesin e kombëtares, ndërsa ky i fundit nuk ngurroi të jepte autografe për të gjithë. Medaljet dhe trofetë u shpërndanë nga Sadiku dhe Elvira Baze, përfaqësuese e sportit pranë Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Sicred