KRYEFAQJA » LAJME » Gjimnazet vijojnë konsultimet me maturantët

Gjimnazet vijojnë konsultimet me maturantët

Mund të jesh vlerësuar me nota të larta gjatë 3 viteve të shkollës së mesme, por nëse nuk je i informuar mbi kriteret e universitetetit që do të përzgjedhësh apo nuk ke bërë zgjedhjen e duhur të lëndëve që do të japësh në provimin e matures me shumë ngjasa nuk do të rezultosh fitues në programin e studimit për të cilin do aplikosh. Shkollat e mesme kanë nisur konsultimet me maturantët nga mesi i muajit Mars, por interesimi për të marrë pjesë në to është varion në varësi të nivelit të nxënësve. Duket se ato që kanë marrë pjesë rregullisht në konsultime janë të vendosur për degën që do të ndjekin dhe janë mirëinformuar për mënyrën se si do ja arrijnë qëllimit. Por nuk mungojnë edhe nga ata nxënës qe edhe pse e kanë plotësuar formularin A1 janë shumë pak të informuar për mënyrën e aplikimit. Konsultimet do të mbyllen në fund të muajt Maj, për tja lënë vendin më pas provimeve të matures dhe në fund aplikimit për në universitet.

Sicred