KRYEFAQJA » LAJME » Gjilan, inagurohet shtatorja e Idriz Seferit, Meta: Të mbajmë gjallë historinë!
Gjilan, inagurohet shtatorja e Idriz Seferit, Meta: Të mbajmë gjallë historinë!

Gjilan, inagurohet shtatorja e Idriz Seferit, Meta: Të mbajmë gjallë historinë!

Ndonëse binte shi dhe borë, në një cermoni mbresëlënëse në Gjilan të Kosovës, është inaguruar shtatorja e patriotit të madh shqiptar Idriz Seferi, një nga figurat kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit. Pjesëmarrës ishte dhe presidenti i shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi. Zoti Thaçi ka shpallur me këtë rast se i ka akorduar atdhetarit Idriz Seferi, urdhrin më të lartë: “Heroi i Kosovës”.
Mes të ftuarve të shumtë, presidenti Ilir Meta duke përshëndetur tha se “…në 105-vjetorin e Pavarësisë, nuk jeni vetëm ju, por janë dhe shumë e shumë trima të tjerë të Gjilanit, Karadakut e Anamoravës, është edhe ai që çoi deri në fund amanetin e Idriz Seferit, Adem Jashari”. “Jemi të vendosur që historinë ta nderojmë e ta mbajmë gjallë dhe jam këtu për të shprehur mirënjohjen më të madhe për heronjtë e Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë ata pa të cilët nuk mund të ngrihej flamuri në Vlorë me Ismail Qemalin” tha zoti Meta.

Sicred