KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gjiknuri: Sipërmarrës të Singaporit, interes për investime në Shqipëri
ministri i energjitikes, damian gjiknuri, forumi, ekonomi, investime te huaja, singapori,

Gjiknuri: Sipërmarrës të Singaporit, interes për investime në Shqipëri

Potencialet që ka Shqipëria për investime në fushën e energjisë, dhe konkretisht në hidroenergji, energji elektrike, naftë, gaz dhe në sektorin minerar, janë paraqitur nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Singapor-Shqipëri. Në një prononcim për televizionin Shqiptar, Gjiknuri u shpreh se gjatë këtij forumi, disa kompani shprehen interesin e tyre për mundësitë që ofron Shqipëria për investim. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, mbi të gjitha theksoi se gjatë këtij viti do të vijojnë projektet e rëndësishme në sektorin e energjisë, si investimet në sektorin e shpërndarjes së energjisë, fillimi i punës për linjën e interkoneksionit me Maqedoninë, të cilat mundësohen nga konsolidimi i reformës në sektorin hidroenergjitik.

Sicred