KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gjiknuri: Siguria e aeroporteve dhe pasagjerëve prioritet i aviacionit civil
Gjiknuri: Siguria e aeroporteve dhe pasagjerëve prioritet i aviacionit civil

Gjiknuri: Siguria e aeroporteve dhe pasagjerëve prioritet i aviacionit civil

Fusha e aviacionit civil nuk ka qenë më e sigurta sa i përket sigurisë aeroportuale, ku jo më larg se 1 muaj më parë, një djalë i një niveli amator arriti të thyente sigurinë e aeroportit, për të mos përmendur dhe raste të tjera më flagrante. Kjo histori duhet të marrë fund. Deklaratat vijnë nga minisitri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri gjatë prezantimit te Drejtorit të ri Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri. Prioritet tjetër sipas Gjiknurit është ruajtja e pasagjerit shqiptar dhe mbrojtja e interesave të tij në përballjen me kompanitë ajrore. Çdo njeri duhet të marrë hakun që i takon në bazë të ligjit, në mënyrë që të dekurajohen kompanitë qe kryejne shkelje u shpreh zoti Gjiknuri. Ministri kërkoi gjithashtu angazhimin e Autoritetit të Aciacionit Civil për fillimin e operimit dhe ndërtimit të infrastrukturës aeroportuale shtesë në vend. Ministri kërkoi nga drejtori i ri të ndërmarrë një reformë në institucion pasi kualifikimet e kërkuara për gjithësecilin, lënë për të dëshiruar.

Sicred