KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gjiknuri raportim për buxhetin

Gjiknuri raportim për buxhetin

Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri pranoi se varianti më i lirë i investimeve në rrugë janë kreditë e buta nga institucionet ndërkombëtare, por ky variant kërkon një borxh të ulët publik ndaj është zgjedhur forma e partnetitet publik privat. “Ne nuk i kemi mundësitë ti financojmë rrugët nga buxheti I shtetit. Varianti më i lirë i financimit të rrugëve do të ishte marrja e kredive të buta por kjo do të donte që shqipëria të kishte një borxh publik të ulët nq mënyrë që të kishtë hapsirë fiskale për të marrë kredi nga institucionet ndërkombëtare, gjq që për fat të keq që nga viti 2013 e bëjnë të pamundur që ne të kemi hapësirë buxhetore për të marrë kredi të buta”. Në këto kushte, programi “One Billion” në infrastrukturë sipas ministrit përgjegjës është i qëndrueshëm dhe i nevojshëm. “Unë them që programi i qeverisë është shumë i nevojshëm për partneritet publik-privat pasi rrugët nuk do të përfundonin kurrë. Përballë skemës piramidale të rrugomanisë kjo rrugë është më e qëndrueshme . Ka risqet e veta sigurisht por ja ku jemi të gjithë bashkë të mbajmë nën kontroll financat publike” tha ministri Gjiknuri. “Gjatë gjithë diskutimit tuaj patët problemin e diskutimit për projektin e infrastruktures përpara 2013 dhe me pas 2013. në fakt unë mendoj që është më mirë të ndërtosh rrugë se të mbjellësh kanabis por që sigurisht që varet nga strategjitë e qeverisë se çfarë do të bëj” theksoi Jorida Tabaku. Sipas ministrit, rruga Tiranë – Elbasan përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që auditi i ngritur me urdhër të tij për këtë projekt është ende në proçes.

Sicred