KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gjiknuri premton shtim të linjave të trageteve që lidh Sarandën me Korfuzin
Gjiknuri premton shtim të linjave të trageteve që lidh Sarandën me Korfuzin

Gjiknuri premton shtim të linjave të trageteve që lidh Sarandën me Korfuzin

Ministri i energjisë dhe infrastrukturës Damian Gjiknuri premtoi shtim të linjave të trageteve që lidh Sarandën me Korfuzin, pas kërkesave në rritje për qarkullim mes dy vendeve. Gjatë një takimi me operatorët turistikë të zonës ministri tha se krahas shtimit të linjës së trageteve, qeveria po sheh edhe mundësinë e ndërtimit të një aeroporti turistik në Sarandë. “Pra më shumë linja transporti me Korfuzin, pse jo në të ardhmen e afërt edhe një aeroport në Sarandë. Shpresojmë që me partneritet të huaj, të kemi mundësinë të ngremë një aeroport turistik në Sarandë. Ne po punojmë, Saranda e ka këtë mundësi dhe do të ofrojë një ekonomi shkalle të tillë që ta justifikojë bërjen e një aeroporti turistik” tha zoti Gjiknuri.
Pjese e investimeve në këtë zonë është dhe ndërtimi i rrugës Kardhiq – Delvinë që nis nga muaji shtator, aks që do të shkurtojë ndjeshëm distancën drejt Sarandës.

Sicred