KRYEFAQJA » LAJME » Gjiknuri për “Rrugën e Kombit”

Gjiknuri për “Rrugën e Kombit”

Banorët e qarkut të Kukësit dhe mjetet e transportit publik të zonës do të kenë tarifë të reduktuar kalimi në Rrugën e Kombit, njoftoi ministri i infrastrukturës dhe energjitikës Damian Gjiknuri gjatë një vizite në Kukës. “Jemi duke negociuar me koncesionarin por njëkohesisht duke u konsultuar edhe me popullatën për të gjetur një zgjidhje për një tarifë të reduktuar për banorët e këtyre zonave, sidomos për transportin publik dhe qytetarët që e përdorin më shpesh rrugën Kukës-Tiranë” tha ai.

Ndërkaq, grupi i punës ka nisur evidentimin e të gjitha mjeteve që janë të targuara në Kukës. “Jemi duke bërë krahasimet me banorët që janë pjesë e këtij komuniteti dhe që i zotërojnë këto mjete, në mënyrë që të trajtohet ajo fashë e njerëzve që preken nga ky koncesion dhe që jetojnë në Qarkun e Kukësit” tha zoti Gjiknuri.

Këto deklarata ministri Gjiknuri i bëri gjatë inspektimit në aksin Kukës Morinë, i cili brenda këtij viti, do të jetë i përfunduar me urat e dubluara dhe elementët e sigurisë rrugore.

(Visited 83 times, 1 visits today)