KRYEFAQJA » LAJME » Gjiknuri: Në prill nis ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës

Gjiknuri: Në prill nis ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës

Qeveria ka kthyer në vëmendje infrastrukturën rrugore. Krahas projektit “one billion” dedikuar investimeve në akse të reja rrugore, këtë vit do të nis ndërhyrja edhe në akset ekzistuese kombëtare të cilat vlerësohen si më problematike. E para në listë është autostrada Tiranë – Durrës. “Ndërhyrja e parë do të nis në muajin Prill me autostradën Tiranë – Durrës, e cila pavarësisht investimeve të qeverive të ndryshme sërish nuk plotëson standardet për tu quajtur autostradë” theksoi Ministri i infrastruktures Damian Gjiknuri. Autostrada Tiranë – Durrës ka nisur të ndërtohet në vitin 1994 dhe në këtë aks është ndërhyrë herë pas here nga qeveri të ndryshme por sërish gjendja është problematike. Ndërhyrja e fundit është bërë në kohën e koalicionit PS- LSI, por ky fakt se pengoi kryeministrin të ishte kritik edhe për këtë periudhe, duke sulmuar ish aleatin në qeverisje. Kryeminsitri prezantoi edhe krijimin e Flotës së Solidaritetit. Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve do të ndihmojnë me mjetet e tyre, në çdo aks rrugor që ka situatë emergjence, jo vetëm në rrugët për të cilat paguhen.

Sicred