KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gjiknuri : Investimet pjesë e rivitalizimit të infrastrukturës energjitike

Gjiknuri : Investimet pjesë e rivitalizimit të infrastrukturës energjitike

Punimet që po kryhen për rinovimin e rrjetit elektrik në zonën e Laprakës jane inspektuar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga Administratori i Operatorit të Shpërndarjes Adrian Çela . Këto punime sipas Çelës zëvëndësojnë linjen e vjetër 6 kV duke u zëvendësuar me atë të re 20 kV duke garantuar një cilësi shumë më të lartë furnizimi. Ndërkohë që ministri Gjiknuri bëri me dije se këto investime vijnë të gjitha si rrjedhoje e suksesit të reformes në energji. Nga investimi që po kryhet në këtë zonë, më shumë se 10 mijë abonentë parashikohet të përfitojnë një furnizim më të qëndrueshëm e cilësor me energji.

Sicred