KRYEFAQJA » LAJME » Gjiknuri inspekton operacionin për pastrimin e nyjeve dhe akseve rrugore kombëtare

Gjiknuri inspekton operacionin për pastrimin e nyjeve dhe akseve rrugore kombëtare

Prioritet siguria rrugore kështu u shpreh ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri nga Miloti ku ishte për të vrojtuar operacionin për pastrimin e nyjeve dhe akseve rrugore kombëtare. Sipas ministrit, nga ky proçes është e kuptueshme që ka njerëz që preken ekonomikisht por duhet të kuptojmë se gjeja më e rëndësishme në këto raste është siguria rrugore. Shpesh herë këto aktivitete tregtare në buzë të rrugës, janë kthyer në burim aksidentesh dhe problem të madh edhe për trafikun nënvizoi Gjiknuri. Ministri u ndal edhe tek çështja e tabelave të karburanteve dhe nevojës për një model të ri për reklamimin e këtyre aktiviteteve pa rënë ndesh me Kodin Rrugor.

Sicred