KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gjiknuri: Ballshi – prioritet për marrjen e statusit të naftëtarit
Gjiknuri: Ballshi - prioritet për marrjen e statusit të naftëtarit

Gjiknuri: Ballshi – prioritet për marrjen e statusit të naftëtarit

Ministri i Infrastukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka deklaruar se prioritet për marrjen e statusit të naftëtarit është Ballshi. “Ky proces po vazhdon, e di që mund të ketë pasur pak vonesa pasi kërkesat janë të shumta, ka mungesë dokumentacioni, por njëkohësisht ju them që mbi 900 kërkesa janë në përpunim e sipër dhe janë të gatshme” tha zoti Gjiknuri gjatë një takimi në Kuçovë me rastin e 100 vjetorit të fillimit të industrisë së naftës në Shqipëri. Sipas tij “E kemi filluar nga Rafineria e Ballshit, pasi janë në kushte ekstreme dhe ajo industri ka qenë shumë në vështirësi dhe gati në mbyllje”. “Ata meritojnë një trajtim dhe këtu dua mirëkuptimin e të gjithë pjesës tjetër, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë proces me radhë për ta përfunduar në një kohë të arsyeshme, në mënyrë që të gjithë ata naftëtarë që u takon me statusin e naftëtarit ta marrin atë status” tha zoti Gjiknuri.

Sicred