KRYEFAQJA » LAJME » Gjici: Barazimi me Vllazninë i paracaktuar

Gjici: Barazimi me Vllazninë i paracaktuar

Kukësi ka barazuar 1-1 me Vllazninë të dielën. Kjo ka bërë që skuadra veriore të zbresë në vend të dytë, duke I lënë kreun e renditjes Partizanit. Për këtë rezultat presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka një fajtor. Ai është arbitri kryesor i takimit Andi Koçi. Për TVSH presidenti Safet Gjici: “ Për Kukësin është një hap mbrapa shumë i madh. Rezultatet ishin të paravendosura nga trajnerët e të dyja skuadrave, gjë që u duk qartë edhe me penalltinë në minutën e njëzetë.” Të hënën presidenti Gjici ka zhvilluar një mbledhje-analizë me stafin drejtues. Ai ka kërkuar përgjegjësinë e trajnerit Ernest Gjoka si dhe të gjithë lojtarëve për barazimin me Vllazninë. “Kemi gjithëv përgjegjësinë për këtë rezultat. Faktorët që ndikuan ishin arbitrat.” Sa rrezikon trajneri Gjoka pas këtij rezultati. Gjici përgjigjet: “Gjoka nuk rreziko0het pasi Gjoka bëri detyrën e tij si trajner.” Skuadra e Kukësit, të hënën është lënë pushim. Ndërsa të martën futbollistët nën drejtimin e trajnerit Gjoka do të nisin përgatitjet për ndeshjen e ardhshme me Teutën.

Sicred