KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi 2018; Gjermania turpërohet 0-2 nga Koreja e Jugut, Suedia dhe Meksika kualifikohen
Gjermania turpërohet 0-2 nga Koreja e Jugut, Suedia dhe Meksika kualifikohen

Rusi 2018; Gjermania turpërohet 0-2 nga Koreja e Jugut, Suedia dhe Meksika kualifikohen

Tradita e eliminimit të kampiones në fuqi të botës që  në fazën e grupeve, nisi me Francën në 2002-shin, e vijoi me Italinë në 2010-ën dhe Spanjën në 2014-t, ka mbetur në fuqi edhe në Botërorin “Rusi 2018”, sepse kampionia në fuqi, Gjermania, është eliminuar pas një humbjeje të turpshme 0-2 përballë Koresë së Jugut, e për më tepër duke e mbyllur grupin në vendin e fundit të renditjes. Në fakt, ajo që ishte për t’u theksuar ishte se, përkundër pritshmërive të një fitoreje, madje me gola të gjermanëve, skuadra e trajnerit Joakim Lëv, që ka çuditur duke u rikthyer tek formacioni që humbi me Meksikën në ndeshjen e fundit, nuk prodhoi. Futbollisti i Barcelonës është pranë dyfishimit të epërsisë nga një goditje e lirë, por një reagim i shkëlqyer i portierit nigerian, 19-vjeçarit Uzoho që ka spikatur në këtë botëror, i mohon golin e dytë 5 herë fituesit të “Topit të Artë”. Pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të amerikanolatinëve, por 8 minuta e para të së dytës do të rikthejnë barazinë në rezultat, pasi Nigeria do të fitojë dhe do të shndërrojë në gol një 11-metërsh me anë të Viktor Mozesit. Gjysmëora e mbetur e takimit do të shohë një lojë të hapur, me nigerianët që shkojnë dëm raste më të shumta dhe të pastra sesa argjentinasit, por që ndëshkohen 4 minuta para fundit, kur Roho shënon golin e dytë të amerikanolatinëve. Argjentina e mbron fitoren 2-1 dhe kualifik1ohet për më tej si e dyta e grupit. Ndërkaq, në takimin tjetër të grupit, Kroacia nuk ka toleruar ndaj Islandës, duke fituar me rezultatin 2-1 dhe siguruar vendin e parë në grup, me pikë të plota, 9. Përtej këmbënguljes dhe rasteve të shumta për shënim të islandezëve, pjesa e parë e kësaj ndeshjeje është mbyllur me rrjeta të paprekura. Ndërsa pjesa e dytë do të sjellë golin e parë të kroatëve, me autor Milan Badeljin. Megjithatë, Islanda do të luftojë dhe do të arrijë t’i barazojë shifrat 14 minuta para fundit, me një 11-metërsh të saktë të Gylfi Sigurdsonit. Por Kroacia nuk lëshon, duke gjetur madje edhe golin e fitores në fund me Perisiçin. Kështu, Botërori ka njohur të martën në mbrëmje edhe dy çiftet e dyta të 16-shes, pasi Kroacia do të përballet me Danimarkën, ndërsa Franca me Argjentinën.

Sicred