KRYEFAQJA » LAJME » Gjermania ndihmon Shqipërinë sërish me grante

Gjermania ndihmon Shqipërinë sërish me grante

Qeveria shqiptare ka nënshkruar dy marrëveshje me qeverinë gjermane atë për financimin e programit të zhvillimit ekonomik dhe rajonal të punësimit por edhe një tjetër marrëveshje atë të efiçencës së energjisë në institucione publike. Ministri i financave Arben Ahmetaj theksoi se marrëveshja e grantit prej 6 milion eurosh do të ndihmojë në nxitjen e punësimit. Ndërkohë për efiçencën e energjisë në godinat e Qytetit Studenti, Gjermania jep 6.5 milion euro të tjera. Deri tani qeveria gjermane ka dhënë për Shqipërinë në bazë të marrëveshjeve që prekin të gjitha fushat një shumë prej 1 miliard eurosh që prej vitit 1988.

Sicred