KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermania ndalon ish-liderin kalalanas, Karlos Puixhdemont
Gjermania ndalon ish-liderin kalalanas, Karlos Puixhdemont

Gjermania ndalon ish-liderin kalalanas, Karlos Puixhdemont

Ish presidenti katalanas Karlos Puixhdemont është ndaluar nga policia gjermane sipas një urdhëri arresti europian. Zoti Puixhdemon i cili kërkohet në Spanjë për trazira dhe rebelim, u ndalua në kufirin me Danimarkën. Ai kishte qenë në Finlande dhe po drejtohej për në Bruksel, ku ka jetuar qëkur parlamenti i Katalonjës shpalli pavarësinë nga Spanja në muajin tetor të vitit të shkuar. Akuzat për rebelim dhe trazira të ngritura nga Spanja ndaj zotit Puixhdemon parashikojnë deri në tridhjetë muaj burg. Të premten, ai ia kishte dalë t’i shpëntonte arrestit në Finlandë. – Presidenti po shkonte në Belgjikë për ta vënë veten në dispozicion të drejtësisë belge, si gjithmonë, – u shpreh zëdhënësi i tij për mediat e huaja. Policia gjermane bëri të ditur se ish presidenti katalanas u ndalua nga një patrullë rrugore në një krahinë veriore e cila është në kufi me Danimarkën. Tensionet janë përshkallëzuar në Katalonjë dhe liderët saparatistë braktisën planet për të emëruar një president të ri pas arrestimit ditën e premte të Jordi Turull, kandidati më i fundit për këtë post. Qindra protestues u përplasën me policinë mbrëmjen e së premtes pasi gjykata supreme e spanjës vendosi që 25 liderë katalanas duhet të gjykoheshin për rebelim, përvetësim fondesh ose mosbindje ndaj shtetit. Zoti Turull ishte mes pesë personave të cilët u arrestuan së fundmi.

Sicred