KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermania do t’i dorëzojë Spanjës Puigdemontin

Gjermania do t’i dorëzojë Spanjës Puigdemontin

Ish-kreu qeverisë së Katalonjës, që është strehur në Gjermani në përprjektje për ti shpëtuar arrestimit do të ekstradohet në Spanjë. Gjermania ka vendosur ta dorëzojë Carles Puigdemont. Prokuroria e Përgjithshme e landit të Shlesvig-Holshtajn njoftoi të martën se do të ekstradojë në Spanjë ish-kreun e qeverisë së Katalonjës.
Autoritetet spanjolle e akuzojnë Puigdemont për rebelim dhe mosbindje ndaj shtetit për referendumin e paligjshëm të muajit tetor dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë së rajonit. Carles Puigdemont u largua drejt Belgjikës pas referendumit, ku qëndroi për disa kohë para se të vizitonte Finlandën në muajin mars. Për t’i shpëtuar arrestimit nga autoritetet e Helsinkit, mbi bazën e një urdhërarresti europian, ish-presidenti arriti të hynte në Gjermani, ku edhe u kap të dielën e kaluar nga autoritetet. Qeveria gjermane ishte shprehur se rasti i ish kreut te qeverise katalanase nuk do të ndikonte në marrëdhëniet me Spanjën.

Sicred