KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, zbulohen bomba të L2B, evakuohen banorët
Gjermani, zbulohen bomba të L2B, evakuohen banorët

Gjermani, zbulohen bomba të L2B, evakuohen banorët

Rreth 90 mijë banorë janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe vendet e punës në dy qytete gjermane, për shkak të bombave të pashpërthyera nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, që ishin zbuluar gjatë disa punimeve. Më se 21 mijë njerëz që jetojnë në rrezen prej një kilometri në qytetin perëndimor Koblenc, dje janë urdhëruar të largohen nga kjo hapësirë, ku specialistët caktivizuan një bombë 500 kilogramëshe të Shteteve të Bashkuara. Banorët u lejuan të kthehen më vonë gjatë ditës së djeshme. Nga ana tjetër, 70 mijë banorë duhet të largohen në distancën prej 1.5 kilometrash në qytetin Frankfurtit në Gjermani, ku autoritetet planifikojnë ta shkatërrojnë një bombë, e cila ishte hedhur nga Forca Ajrore Britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, që është tri herë më e madhe se ajo në Koblenc. Operacioni në qytetin e Frankfurtit është përshkruar si operacioni më i madh i tillë në Gjermani, që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Sicred