KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, vijojnë bisedimet për koalicion

Gjermani, vijojnë bisedimet për koalicion

Liderët e partisë së Unionit Kristiano Demokrat, të kancelares gjermane, Angela Merkel, thonë se kanë rënë dakord për tu angazhuar për koalicionin e madh me Partinë Social Demokrate të krahut të majtë, në përpjekje për përfundimin e krizës politike në vend. Daniel Guenther, lider rajonal i Unionit Kristiano Demokrat, partia e tij synon të kemi një qeveri efektive. Këto komente u bënë pas një takimi katërorësh të liderëve të Unionit Kristiano Demokrat në Berlin, ndërsa ligjvënësit po shqyrtojnë mënyrat për të lëvizur përpara, pasi përpjekja për formimin e koalicionit me të gjelbërit dhe demokratët e lirë, gjatë javës së kaluar dështoi. Dështimi në këto bisedime e ka vënë në pikëpyetje mandatin e katërt të mundshëm të Merkel për kancelare të Gjermanisë. Lideri i Partise social demokrate, Martin Shulc, më parë ka thënë se partia e tij nuk do të hyjë për të tretën herë në koalicion të madh me CDU-në, pasi partitë aleate të SPD-së, nuk arritën rezultate të kënaqshme në zgjedhjet e 24 shtatorit. Sipas sondazhit me te fundit, 52% e gjermanëve mbështesin formimin e koalicionit të madh.

Sicred