KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani: Të shtëna me armë, plagosen 6 persona

Gjermani: Të shtëna me armë, plagosen 6 persona

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të marte në Mynih të Gjermanisë. Policia gjermane ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinë në stacionin Unterfoering, i ndodhur në landin e Bavarisë. E gjithë zona u evakua menjëherë. Autori tashmë është ndaluar ndërsa rezulton se janë plagosur 5 persona ndërsa 1 polic është plagosur rëndë. Policia përjashton mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me terrorizmin. Situata tashmë është nën kontroll.

Sicred