KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani: SPD voton për koalicionin me Merkel
Gjermani: SPD voton për koalicionin me Merkel

Gjermani: SPD voton për koalicionin me Merkel

Socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane kanë rënë dakord të formojnë një koalicion të madh me partinë e kancelares Angela Merkel, CDU, pas disa muaj pasigurie politike. Votimi në Parlament do t’i hapë rrugë ndërtimit të një “koalicioni të madh” që ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 2013, duke i dhënë kështu fund pas më shumë se katër muaj pasigurie politike në ekonominë më të madhe të Evropës.  Kancelarja Merkel do të formojë kështu qeverinë e saj të katërt. Votimi pro nga 460,000 anëtarë të partisë i jep fund bllokimit politik në vend që prej zgjedhjeve të shtatorit. Social-demokratët pësuan një krisje në udhëheqjen e partisë për këtë çështje, pasi udhëheqja mbështeti koalicionin, ndërsa krahu radikal i të rinjve nuk ishte dakord me këtë. Votimit qe zgjati dy jave I parapriu nje fushate intensive e krereve socialdemokrate per te bindur bazen e partise per rezultatet e arritura ne marreveshjen e koalicionit, qe justifikon riperseritjen e koalicionit me Angela Merkel.

Sicred