KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, sot dita kundër islamofobisë

Gjermani, sot dita kundër islamofobisë

Në Gjermani sot është dita kundër islamofobisë. Me një ditë të veçantë një aleancë kundër islamofobisë në Gjermani kërkon të ngrejë zërin kundër racizmit ndaj myslimanëve. Imazhi i islamit nuk është pozitiv, për organizatorët faj ka edhe politik. Sic shkruan Dë, kanë kaluar 9 vjet që farmacistja Marva El-Sherbini nga Drezdeni u vra me 18 thika nga ekstremisti i djathtë, Alexander ëien. Vendngjarja një sallë gjykate në Gjykatën e Landit të Saksonisë. El-Sherbini ishte shtatzënë, edhe fëmija ndërroi jetë. Nina Mühe, përgjegjëse e projektit, „CLAIM” një aleance të re kundër armiqësisë ndaj islamit dhe myslimanëve e kujton mirë tmerrin e asaj dite. “Ajo ditë ka qenë një ditë kthese.” Në të gjithë Europën, sipas Mühe u bë e qartë se “çfarë formash të tmerrshme mund të marrë armiqësia ndaj islamit.” Në përkujtim të kësaj dite, CLAIM organizon më 1 Korrik “Ditën kundër racizmit ndaj myslimanëve”. Që në vitin 2015 organizohet një ditë e tillë, e mbështetur nga Ministria Federale e Familjes dhe fondacioni Mercator. Një ditë më e nevojshme se kurrë. Se sa negativ është imazhi i islamit, këtë e provoi një studim i fondacionit Bertelsmann nga viti 2015 dhe një studim i fondacionit Heinrich-Böll nga viti 2016. Gati gjysma e popullsisë gjermane ndjehet „e kërcënuar” nga islami ose „shumë e kërcënuar”.

Sicred