KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, shitet fshati në ankand

Gjermani, shitet fshati në ankand

Katundi i Alvines, në shtetin gjerman të Brandenburgut u shit në ankand me një çmim prej 140 000 eurosh. Një blerës anonim, nëpërmjet telefonit, ishte ofertuesi i vetëm në ankand për këtë fshat të vogël, që ndodhet në mes të një pylli dhe është ”shtëpia” e 15 banorëve. Fshati përfshin një rrugë, nëntë shtëpi, disa ndërtesa të tjera, 10 garazhe dhe depo. “Ka patur shumë të interesuar, madje edhe nga jashtë shtetit”, thotë Mathias Knake i shtëpisë së ankandeve ”Karhausen”. Banorët nuk janë shumë të pasur dhe disa ndërtesa janë të dëmtuara në fasadat e tyre. Alvine është i lokalizuar 100 kilometra në jug të Berlinit. Nuk ka dyqane dhe autobusi i vetëm i linjës nuk ndalon atje.

Sicred